Foto: kevincure, CC BY 2.0 — Wikimedia Commons
Vizite ne qytetin e Beratit
Qyteti i "nje mbi njeres" — arkitekture osmane, kalaja historike dhe rruget e vjetra te Mangalemit.
Berati eshte njohur ne mbare boten si "qyteti i nje mbi njeres", per shkak te shtepive tradicionale qe ngjiten njera mbi tjetren ne kodren e Mangalemit, duke krijuar nje pamje unike qe e ka bere pjese te Patrimonit Boteror te UNESCO-s. Nje udhetim nga Golemi zgjat rreth 1.5-2 ore me makine, duke e bere te pershtatshem per nje dite te plote eksplorimi.
Fillojani vizites nga Kalaja e Beratit, e cila ende ka banore brenda mureve te saj dhe strehon disa kisha te vjetra bizantine, mes te cilave edhe Muzeun Onufri. Prej andej, pamja mbi lumin Osum dhe qytetin e poshtem eshte nje nga me te fotografuarat ne Shqiperi.
Zbrisni ne lagjen Mangalem per te shetitur neper rruget e ngushta te shtruara me gure, ku dyqane te vogla artizanale dhe kafene tradicionale ju presin per nje pushim. Mos harroni te provoni kuzhinen lokale ne nje nga restorantet me pamje nga lumi.
Berati eshte perfekt per familje, cifte apo udhetare solo qe duan te shohin nje ane tjeter te Shqiperise, larg plazheve, por plot histori dhe autenticitet.